Ballina Lajme Lugina Agim Bahtiri: Nuk thirra për vëllavrasje, jam njeri i paqes

Agim Bahtiri: Nuk thirra për vëllavrasje, jam njeri i paqes

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se në asnjë rast nuk ka bërë thirrje për vëllavrasje.

“Në asnjë kontekst nuk kam bërë thirrje për vëllavrasje. Është e turpshme të thuhet ashtu. Nuk kam thirrur për vëllavrasje. Unë kam krijuar paqe në Mitrovicë dhe gjithkund ku kam shkuar. Gjithmonë kam ftuar për paqe. Jam i paqes”, ka thënë Bahtiri për Klan Kosova përmes telefonit.

“Kam kërkuar nga Presidenti t’i shpallë zgjedhjet e lira. Është një mllef i madh i qytetarëve për rrëzimin e Qeverisë në këtë kohë. Kam frikë se mos ka përplasje nga qytetarët, atyre iu është vrarë shpresa. Kjo ka qenë Qeveria e shpresës”.

Bahtiri ka thënë se përmes deklaratës së tij të dhënë më herët gjatë ditës po tentohet të përfitohet.

“Është e turpshme që disa njerëz mendojnë të përfitojnë nga kjo deklaratë.  Asnjëherë nuk e dëshiroj vëllavrasjen. Unë jam për të bashkuar qytetarët dhe të kemi ujdi mes njëri-tjetrit. Për këtë është Agim Bahtiri”.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Hoti nënshkruan pako ekonomike për gratë që udhëheqin biznese, tregon shumën që iu është ndarë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, që po merr pjesë në konferencën ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje për bizneset e...

Propozohet orë policore në Maqedoni, Qeveria del nesër me vendim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, sot në Shtabin Qendror për Koordinim të krizave propozoi futjen...

Letër psikologes/ A duhet t’i jap fëmijës tim adoleshent shumë para?

Përshëndetje. A duhet t’i jap fëmijës tim adoleshent shumë para, si mund ta edukoj me vlerën e parasë?Ju falënderoj e suksese!Psikologia...

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...