Aeroporti i Kukësit, Rama: Nga 15 korriku nisin fluturimet, bileta 1 euro+taksat

Shqipëri

Aeroporti i Kukësit “Zayed, flatrat e Veriut” do të nis punën nga 15 korriku. Udhëtimet drejt Zyrihut dhe Stambollit do të jenë të parat që do të ofrohen prej kësaj date, me çmim bilete 1 euro + taksat.
Lajmin e njoftoi në Facebook kryeministri Rama, i cili në 18 prill inauguroi aeroportin e ri në bordin e avionit të parë që u ul në atë pistë.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me ‘Air Albanian’ në portën e hapur të qiellit të Kukësit.
Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti 1€ + taksat domethënë: Kukës – Zyrih 12 EUR; Zyrih – Kukës 28.66 EUR; Kukës – Stamboll 12 EUR; Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruan Rama./euronews.al