Ballina Lajme Kosova Abrashi: Kosova pas heqjes së taksës ka kapitulluar para Serbisë

Abrashi: Kosova pas heqjes së taksës ka kapitulluar para Serbisë

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi tha se Kosova ka kapitulluar para Serbisë, pas heqjes së taksës, duke thënë se me këtë Kosova po ia ofron Serbisë një treg prej 500 milionë eurosh.

Abrashi tha se “Qeveria paraprake ka krijuar një materie dhe e ka krijuar një sensibilizim dhe Serbia u gjunjëzua. Kosova e ka pasur rastin ta negociojë taksën se si ta heq”.

Ai shtoi se reciprociteti është një kundërvlerë e taksës së vendosur nga Qeveria Haradinaj.

“Taksa u hoq me një kundërvlerë që quhet reciprocitet. Zyrtarët e VV-së nuk dijnë se çka është reciprociteti. Marrëveshja e BE-së e nënshkruar në Bruksel në vitin 2013-të paraqet reciprocitet. Instruksionet që iu ëshët dhënë Doganës është identike sikur masat që i kemi marrë ne. D.m.th. iu është thënë që t’i shikojnë certifatat e mallit dhe ato fitosanitare dhe nëse janë certifikata të CEFTA-s ato mund të hyjnë”, tha Abrashi.

Deputeti i AAK-së theksoi se me këtë Kosova po ia ofron Serbisë një treg prej 500 milionë eurosh.

“Kosova po iu ofron një treg prej 500 milionë eurove që më herët se ka pas.Qeveria e Serbisë ka përgatitur grante për kompanitë që janë me eksport në Kosovë. Këto kompani do ta kaplojnë Kosovën. Këto mallra do të depërtojnë  brenda Kosovës “.

“Sot orientimi është në grurë edhe në miell. Pasojat që ne veq i kemi tani nga Covid-19 do ti kemi akoma edhe më të mëdha. Problemi më i madh del me mullistët dhe furrtarët. Kur kemi pasur nevojë për keta i kemi pasur aty, ndërsa tani ua kemi mbyllur derën dhe e kemi vendosur”, tha ai.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...