A votojnë të infektuarit me Covid-19? Përgjigjet Celibashi: E pamundur! S’kemi asnjë lloj mundësie

Lajme Shqipëri

Komsioneri Shtetëror i KQZ, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se nuk ka ende një plan për procesin e votimit për qytetarët që janë pozitivë me Covid-19 ditën e zgjedhjeve.

Celibashi ka thënë se për momentin është e pamundur për shkak të mungesës së mundësive për shërbim në banesa, ndërkohë që shton se dakordësimi i Parlamentit me partitë mundëson edhe ndryshimet e mundshme.

Celibashi: Nëse qytetarët janë të pamundur për të dalë nga shtëpitë e tyre për arsyet e covid ne s’kemi asnjë lloj mundësie për tua ofruar shërbimin e votimit atje ku banojnë. I vetmi përjashtim që sanksionon Kodi Zgjedhor ka të bëjë me qendra të posaçme që ngrihen në institucione siç janë burgje dhe në rast ku ka jo më pak se 15 zgjedhës.

Nëse partitë dhe Parlamenti dakordësohet mund të bëjnë ndryshime në ligj për të gjetur zgjidhje në këtë, por e shoh të vështirë që të bëjmë një zgjidhje. Ata do vazhdojnë të ngelen pa votuar sa kohë të jetë ky kuadër.