A PO BËHET PASIVIZIMI I ADRESAVE DUKE MANIPULUAR ME EMËRTIMIN E RRUGËVE NË PRESHEVË?!

Lajme Lugina



Më datë 18.02.2021 Qendra për Hulumtim dhe Monitorim – QHM me seli në Preshevë i’u është drejtuar Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve me një kërkesë për të sqaruar se si ka ardhur deri te ndyshimi i emërtimit të disa rrugëve në Preshevë.

Pyetjet e parashtruara nga Qendra për Hulumtim dhe Monitorim drejtuar Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve ishin si në vijim:

1. Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve a ka marrë ndonjë vendim për ndrrimin e emrave të rugës Prva Nova, Druga Nova, Treqa Nova ejt. ?
2. Kur janë emruar rrugët e reja, apo janë ndrruar emërtimet e rrugëve të Preshevëspër për herë të fundit?

Në sqarimin me nr. 200-1/2021 të datës 03.03.2021 nga Komisioni për emërtimin e rrugëve janë përgjigjur si në vijim:

“Rrugët e përmendura në pyetjen tuaj zyrtarisht ende nuk i ka emëruar Kuvendi Komunal i Preshevës dhe se të njejtat janë siq kanë qenë më parë!

Më tej në sqarim thuhet, se nga viti 2013 e deri në vitin 2020 Kuvendi Komunal në Preshevë nuk ka pasur asnjë propozim nga institucioet apo drejtoratet përgjegjëse për ndryshim apo emërtim të rrugëve. Dhe, me kërkesën time si Kryetar i komisionit kam kërkuar në Arkivin Historik në Vranjë si dhe në Arkivin e Komunës por nuk kam hasur në ndonjë dokument të tillë, ku bëhet fajlë edhe para vitit 2013 thuhet në sqarim.

Qendra për Hulumtim dhe Monitorim –QHM sipas dëshmive që ka siguruar në bazë të certifikatës së lëshuar nga Shërbimi i kadastral të patundshmëris në Preshevë rruga e cila është quajtur Sveta Tomiq 023 E, (Dokumenti Nr,1) mbi 40 vite, tani është emëruar Prva Nova 23 D. (Dokumnti 2).

Ndërsa në bazë të sqarimit të Komisionit për emrimin e rrugëve vimë në dyshim se dikush nga organet shtetërore po manipulon për qëllime të caktuara me preteskt për të pasivizuar adresat e qytetarëve tonë.

Vlen të theksohet se për emërtimin apo ndryshimin e rrugëve kopetent është Kuvendi Komunal.

Si mund të pasivizohen adresat me ndryshimin e emërtimit të rrugëve?

Shumë qytetarë nuk kanë poseduar numrin e shtëpisë në dokumentacione, p.sh në pasaportë apo letërnjoftim.
Nëse ju tani synoni të ndryshoni letërnjoftimin dhe keni numrin “bb” administrata e S. Policorë ju udhëzon për të nxjerr certifikatën pranë Shërbimi katastral që vërteton rrugën dhe numrin e shtëpisë tuaj se ku gjindet.

Nëse shtëpia juaj është e ndërtuar shumë më herët dhe nuk posedon lejen e ndërtimit apo nuk është e legalizuar ju nuk mund të rregulloni një certifikat të tillë me rrugë dhe numër. Me mos nxjerrjen e kësaj certificate vinë pasojat që ju nuk mund të posedoni as letërnjoftimin e as pasaportën që nëkupton se ngelni pa dokumentacione.

Pra, QHM në bazë të dëshmisë që ka marr nga ana e Komisionit për emërtimin e rrugëve dyshohet se ndryshimi i rrugëve vjen me një qëllim të caktuar vetëm e vetëm për ti pasivizuar adresat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

QHM ditëve në vijim do ti drejtohet edhe Katastri për patundshmëri për të ardhur deri te e vërteta.