Ballina Shkencë & Teknologji 8 Majmunët (Ky është një eksperiment real që është bërë në Angli)

8 Majmunët (Ky është një eksperiment real që është bërë në Angli)



Vendos 8 majmunë në një dhomë. Në mes të dhomës qëndron një shkallë drejt një tufe me banane të varura në tavan.

Sa herë që një majmun provon të ngjitet në shkallë, që të gjithë majmunët lagen me ujë akull të ftohtë, të cilin ata e urrejnë. Shumë shpejt, sa herë që një majmun provon të hipi në shkallë, të gjithë të tjerët i hidhen përsipër dhe e godasin sepse kanë frikë mos lagen me ujë të ftohtë. Pas një farë kohe, asnjë nga majmunët nuk guxon të ngjisë shkallët e të marrë bananen.

Më pas, një nga majmunët e nxjerrin nga dhoma, dhe fusin në dhomë një majmun të ri. Duke parë bananet në tavan dhe shkallën, majmuni i ri mendon me vete se pse këta majmunët e vjetër nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë (të ngjiten e të marrin bananet). Por pa frikë fare, majmuni i ri niset menjëherë për tu ngjitur në shkallë.

Të gjithë majmunët e tjerë iu hodhën përsipër dhe e godisnin si të çmendur. Majmuni i ri nuk ia kishte haberin fare se pse po hante dajak.

Gjithsesi, ai kurrë më nuk provoi të ngjitet në shkallë.

Tani u hoq një majmun tjetër i vjetër dhe u fut në dhomë një majmun i ri. I sapoardhuri përsëri tentoi të ngjitet në shkallë, por majmunët e tjerë iu lëshuan me të goditura dhe nuk e lejuan të ngjitet të marrë bananet.

Të gjithë e goditën majmunin e ri, përfshirë edhe atë të riun që u fut para këtij. Ai po e godiste majmunin e sapoardhur, i kënaqur ngaqë nuk ishte në vendin e tij dhe ngaqë të gjithë të tjerët po godisnin. Por ai nuk ia kishte idenë fare se për çfarë arsye po e godiste majmunin e sapoardhur, sepse nuk ishte në fillim kur majmunët lageshin me ujë të ftohtë.

Një e nga një, që të gjithë majmunët e vjetër u zëvëndësuan. Tani në dhomë janë 8 majmunë të rinj. Asnjë prej tyre nuk është lagur me ujë të ftohtë. Asnjë prej tyre nuk tenton të ngjitet në shkallë. Që të gjithë do ta rrahin me entuziazëm çdo majmun të ri që tenton të ngjitet në shkallë, pa e patur fare haberin pse e bëjnë këtë.

Mësimi:
Ej o njerëz, përdorni llogjikën. Mua sinqerisht më bëri të qesh ky tregim me lot, por ama nga ana tjetër ka një mësim shumë të vyer. Më duket shumë i përshtatshëm për shqiptarët ky mësim. Sepse ne jemi fiks si këta majmunët që turremi yyyy o burra përpara sa herë ka rrëmujë. Thirr një parti e oburra në shesh, thirr një parti tjetër e o burra në shesh e vritu e rrihu me njëritjetrin fiks si këta majmunët pa e patur idenë se pse po rrihemi me njëri tjetrin.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Vuçiqit e Bërnabiqit s’ju pëlqeu fjalimi i Kamberit në Kuvend, por ky ka disa porosi për ta

Deputeti i listës “Lugina e Bashkuar - SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, në Kuvendin e Serbisë, dje, pas fjalimit të mandateres për qeverinë...

Pozitat e gjumit lidhen me personalitetin tuaj

Muzika që ju pëlqen të dëgjoni, stili që zgjidhni për rrobat tuaja, mënyra se si ju dekoroni shtëpinë tuaj ose mënyra se...

Terapistët tregojnë disa mënyra se si të minimizoni nervozën dhe të zgjidhni problemet

Bëni gjithçka që duhet të bëni që ju ndihmon të qetësoheni. Nëse keni nevojë të largoheni nga dhoma për disa minuta, bëni...

Merret vendimi i fundit/ Mbyllen Universitetet dhe Konviktet? Rakacolli sapo e njoftoi, ja ç’do ndodhë

Zv.Ministrja Mira Rakacolli në një deklaratë për media ka bërë me dije vendimin e fundit të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve,...