5 shkaktarët e dhimbjes së kokës në mëngjes

Shëndetësia

Dhimbjet e kokës mund të fillojnë në çdo kohë, megjithatë, nisja e dhimbjes që në mëngjes duket sikur ta prish gjithë ditën.
Nëse keni vazhdimisht dhimbje koke në mëngjes, duhet të gjeni patjetër shkaktarin dhe një mënyrë për ta parandaluar atë.
Ja cilët janë disa nga shkaktarët e mundshëm të dhimbjes së kokës:

Mund të vuani nga migrena
Koha më e zakonshme kur fillon të shfaqet migrena është mes orës 4 deri në 9 të mëngjesit. Gjatë kësaj kohe trupi priret të prodhojë më pak endorfinë dhe enkephalins (lehtësues natyralë të dhimbjeve) krahasuar me pjesën tjetër të ditës.
Adrenalina realizohet gjithashtu në sasi të lartë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe duke qenë se ndikon tek enët e gjakut, mund të nxisë migrenën.
Migrena zakonisht është gjenetike, që do të thotë se nuk e keni vetë në dorë nëse do të vuani ose jo nga kjo sëmundje, megjithatë ka mënyra për ta menaxhuar. Qëllimi është të zbuloni nxitësit (stresi, gjumi jo i mirë dhe dieta ushqimore janë disa prej tyre), prandaj përpiquni t’i shmangni sa më shumë të jetë e mundur. Nëse vuani nga migrena, përdorimi i akullit, relaksimi dhe meditimi mund t’ju ndihmojnë. Ka raste kur duhet patjetër mjekimi me ilaçe për të lehtësuar dhimbjet.

Ose mund të vuani nga apnea e gjumit
Apnea e gjumit, një gjendje serioze që u shkakton njerëzve probleme me frymëmarrjen ndërsa flenë, mund t’iu shkaktojë dhimbje koke kur zgjohen.
Dhimbja  e kokës vjen si shkak i mungesës së oksigjenit dhe rritjes së presionit që mund të zhvillohet në kokë për shkak të gjendjes. Fatkeqësisht, mund të jetë e vështirë të zbuloni vetë nëse vuani nga apnea e gjumit, megjithatë, nëse partneri/ja ankohet se gërhitni shumë, ndiheni shpesh të lodhur edhe pse jeni fjetur mjaftueshëm dhe keni dhimbje koke në mëngjes, është koha të konsultoheni me një mjek.

Mund të grindni dhëmbët gjatë natës
Kërcitja e dhëmbëve shkakton tension tek nyjat temporomandibulare, që lidhin nofullën e poshtme me pjesën para veshit dhe mund të ndryshojnë edhe pozicionin e nofullave. I gjithë ky tension mund të çojë në dhimbje koke. Nëse dyshoni se dhimbja e kokës vjen si pasojë  kërcitjes së dhëmbëve, flisni me mjekun për hapat që duhet të ndërmerrni.
E keni tepruar me alkoolin para se të flini
Nëse e teproni me alkoolin në darkë, me siguri do të zgjoheni me një dhimbje koke të tmerrshme në mëngjes. Ajo përmban disa përbërës që kundërveprojnë me neurotransmetuesit në tru, duke shkaktuar kështu dhimbje koke apo edhe migrenë. Alkooli është gjithashtu diuretik (nxit urinimin) prandaj shumë njerëz zgjohen të dehidratuar dhe me dhimbje koke nga të pirët.
Zgjidhja është shumë e thjeshtë: mos e teproni me alkoolin.

Në raste të rralla, mund të jetë diçka më serioze
Dhimbjet e vazhdueshme dhe të tmerrshme të kokës mund të vijnë edhe si pasojë e diçkaje më serioze, si rritja e presionit për shkak të një mase tumorale në tru.  Njerëzit me tumor në kokë zakonisht zgjohen herët në mëngjes me dhimbje koke të tmerrshme. Megjithatë, duhet theksuar se kjo ndodh në raste shumë të rralla, prandaj mos mendoni për keq menjëherë. Përveç dhimbjes së kokës, tumori në kokë shfaq edhe shumë simptoma të tjera, si ndryshime në shikim, në balancë,  të qenët i përgjumur gjatë gjithë kokës dhe ndryshime në gjendjen mendore. Ka më shumë mundësi që dhimbja e kokës të shkaktohet nga një gjendje më pak serioze.
Si përfundim: Nëse keni vetëm me raste dhimbje koke, mund të mos keni asgjë shqetësuese. Por, nëse keni dhimbje rregullisht, konsultohuni me një mjek për të gjetur shkaktarin dhe si mund ta eliminoni. Self.com