Ballina Shkencë & Teknologji 5 gjëra qe nuk duhet t’ua thoni fëmijëve në tavolinë

5 gjëra qe nuk duhet t’ua thoni fëmijëve në tavolinë

  1. “Do hash ëmbëlsirën vetëm nëse mbaron perimet”
    Asnjë ushqim, përfshirë dhe ëmbëlsirën, nuk duhet të ofrohet si shpërblim apo të hiqet si ndëshkim. Me të tilla fjali ju i shtoni vlerat një ushqimi të caktuar (ëmbëlsirës) dhe e zhvlerësoni ushqimin tjetër.
  2. “Ke shumë naze!”
    Duke u vendosur fëmijëve etiketa të tilla, ju vetëm ja përforconi më shumë sjelljet e tij përzgjedhëse ndaj ushqimit.
  3. “Ha edhe tre copa pulë dhe tre luge bizele”
    Pindërit i thonë fjali të tilla për tu siguruar që fëmija ka ngrënë mjaftueshëm dhe ushqyeshëm, por nuk është mirë t’i tregoni fëmijës sa të hajë. Ka gjasa që t’i mësoni kështu të vazhdojë të hajë edhe nëse është i ngopur, duke ndihmuar në krijimin e rutinave jo të shëndetshme të të ushqyerit.
  4. “Nuk do të të pëlqejë”
    Edhe nëse jeni 99% i sigurt që fëmija juaj nuk do e pëlqejë një ushqim të caktuar, lereni ta provojë. Ndihmojeni fëmijën të hapet ndaj shijeve të reja.
  5. “Duhet ta provosh”
    Ka fëmijë që provojnë ushqime pasi dëgjojnë fjali të tilla nga prindi, por ka disa të tjerë që nervozohen nga nxitje të tilla duke i çuar ata në mospëlqim të ushqimeve të caktuara, përzgjedhje ushqimesh apo marëdhënje të këqija me ushqimin në tërësi.
- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Çfarë Ndodh Me Mëlçinë Nëse Pini Dy Filxhanë Kafe Në Ditë

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin.Kafeja është një nga...

Pse kolliteshin malësorët, kur ecnin natën vetëm?

Studiuesit*, sidomos ata të angazhuar me përparësi në analizat krahasimore ndërmjet sistemeve kulturore, kanë vërejtur se në shumë kultura e kollitura e...

“Klubi i leximit” një projekt i suksesshëm i Zyrës për të rinj

Pas përfundimit të projektit LetsColorPresheva dhe Shkollës Verore, Zyra për të rinj ka filluar me Klubin e Leximit. Sipas koordinatorit Altin Boriçi...

Lëvizja për Reforma nis me hapa të sigurt ristrukturimin e saj

Lëvizja për Reforma sot filloi zgjedhjet e brendshme partiake. LR e nisi këtë proces nga Bashësia Lokale e fshatit Raincë, përcjell Ministria...