Ballina Lajme Maqedonia 400 pacientë kurohen në kovid-qendrat në gjithë vendin

400 pacientë kurohen në kovid-qendrat në gjithë vendin

Në qendrat e kovidit nëpër të gjithë vendin gjatë 24 orëve të kaluara është njoftuar se po shërohen gjithsej 400 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për koronavirus. Ndërsa, numri i përgjithshëm i personave pozitivë në repartet e infektivit në kryeqytet dhe në të gjithë vendin është 700 dhe ka gjithsej 560 shtretër të lirë.
“Sipas të dhënave në baza ditore,  që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 34 pacientë, në Shtip 34, Tetovë 21, Veles 31, Kumanovë 61. Në qendrën e kovidit në Ohër janë shtruar 40 persona, në Prilep 47, Gostivar 14, Strugë 27, Strumicë 31, Koçanë 9, Kërçovë 16, në Kavadarë 21, Gjevgjeli 6 dhe Dibër 8 të sëmurë”, thonë Ministria e Shëndetësisë.
Gjithashtu duhet pasur parasysh se numrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pacientëve të pranuar dhe lëshuar nga spitalet, dhe se të gjitha repartet në klinikat spitalore kanë në dispozicion oksigjen të mjaftueshëm.
 

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Vriten dy të rinj në Çair

Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Çair ka pasur përleshje me armë, si...

Ozil lëndohet dhe frikëson të gjithë, mësohet sa do të mbetet jashtë fushave ylli turk

Mesut Ozil ka kompletuar javë më parë transferimin tek gjiganti turk Fenerbahce.Mesfushori turko-gjerman është pritur si mbret në Turqi, por ende nuk...

Nëntë llojet e dhimbjeve të trupit që lidhen me emocionet dhe gjendjen mendore

Një nga gjërat që mjekësia e vendeve perëndimore e injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes sonë, shpirtit dhe emocioneve tona. Ndryshe...

Sot mot me diell dhe vranësira, vikendi me shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara...