40 vjeçari lyhet me benzinë dhe tenton të vetëdigjet në mes të besimtarëve

Lajme Shqipëri

Nje incident i rende ka ndodhur gjate faljes se Namazit te Fiter Bajramit ne Sheshin Skenderbej ne Tirane.

Nje 40 vjecar, sic raporton policia, ka lyer veten me benzine dhe ka tentuar te vetedigjet ne mesin e besimtareve.

Nderhyrja e qytetareve ka shmangur ngjarjen e rende dhe me pas ai eshte neutralizuar edhe nga forcat e rendit.

“S’ka Zot” mesohet se ka qene thirrja e autorit ne fund te faljes.

Shtetasi ne fjale eshte identifikuar me inicialet B.G

Nuk dihen ende shkaqet qe kane cuar 40 vjecarin drejt ketij akti te rende, i cili duket i menduar persa kohe autori ka pritur fundin e faljes per ta bere, per me teper qe ka qene afer kreut te KMSH, Bujar Spahiu.