Ballina Lajme Maqedonia 392 raste me koronavirus në Maqedoni, vetëm 54 prej tyre trajtohen në...

392 raste me koronavirus në Maqedoni, vetëm 54 prej tyre trajtohen në Klinikën e Infektologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme bëri me dije se në Klinikën e Infektologjisë ndodhen të shtruar 54 pacientë, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 20 të tjerë marrin frymë artificialisht dhe janë me maskë oksigjeni.

Pjesa tjetër e pacientëve është në gjendje stabile.

Ministri Filpçe bëri me dije se nga fillimi i pandemisë deri më tani janë kryer 3 518 teste dhe prej këtyre kanë dalë pozitiv 392 raste.

Ndërsa shpjegoi edhe situatën e krijuar nëpër spitalet e vendit, konfirmoi edhe mbylljen e Klinikës së për Rehabilitim në Kozle dhe se pacientët që janë aty janë transferuar te Spitali 8 Shtatori.

Po ashtu, Filipçe tha se po kryen testime edhe në terren dhe po merren brise edhe nëpër banesat e personave që nuk lëvizin dot, sidomos të të moshuarve në mënyrë që mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Gjithashtu, ministi Filipçe tha se ka filluar punë edhe pika e Çairit për marrjen e testeve, ndërsa kapaciteti i pikave të testimeve janë dyfishuar deri trefishuar.

Ministri i Shëndetësisë tha se gjendja në Kumanovë është nën kontroll, edh pse ka pasur 19 raste brenda një dite. Ai tha se po punohet në mënyrë intensive në qytetin e Kumanovës dhe po merren shumë materiale testimi për dedektimn e personave të tjerë të prekur me virusin.

Deri tash në Maqedoni kanë vdekur 9 persona nga koronavirusi.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...