352 gjoba për mosmbajtje të maskave brenda një dite në Maqedoni

Maqedonia

Gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e Maqedonisë, MPB-ja ka regjistruar gjithsejt 352 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me COVID-19./zhurnal.mk