35 të vdekur dhe 135 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Maqedonia Shëndetësia

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 841 testime dhe prej tyre 135 kanë rezultuar negativë.
Po ashtu në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me virusin 35 të infektuar, ndërsa janë shëruar edhe 900 persona.

Deri tani në vendin tonë janë kryer 692 096 testime të dyshuara për Covid-19, ndërsa numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 147229.
Nga këta 123710 persona kanë fituar betejën me virusin, ndërsa 4478 kanë humbur jetën. Numri aktual i personave me koronavirus është 19041.