Ballina Lajme Kosova 33 të testuarit për koronavirus në fshatin Miradi e Ulët e Fushë...

33 të testuarit për koronavirus në fshatin Miradi e Ulët e Fushë Kosovës dalin negativ

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë konfirmon se 33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët, që i përkisnin rrethit familjar të tre të infektuarve me  COVID 19, kanë dalur negativ.

Ky është një lajm i mirë për banorët e këtij fshati, por edhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës. Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë, falënderon IKSH për veprimin e shpejt, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID 19.

Njëherësh njoftojë se gjendja e të prekurve është shumë e mirë dhe ata janë në përkujdesje të vazhdueshme.

Me këtë rast, duam të falënderojmë familjarët e të prekurve dhe qytetarët e fshatit Miradi e Ulët për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe maturin e treguar gjatë këtyre ditëve. Gjithashtu falënderojmë edhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, të cilët pas reagimit publik që kemi pasur, kanë vendosur një bashkëpunim ndërinstitucional shumë korrekt dhe profesional. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen si mënyra më e mirë e menaxhimit të kësaj situate, duke u vënë në shërbim të vazhdueshëm të secilit qytetar që ka nevojë për çfarëdo ndihme.

Më këtë rast, Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë falënderon për përkushtimin dhe kujdesin e treguar deri tani, qytetarët, stafin mjekësor, policinë, punëtorët e Ndërmarrjes Pastrimi, të Ujësjellësit Batllava, marketet dhe gjithë ata që janë 24 orë në shërbim që qytetarët ta kenë më të lehtë përballimin e kësaj situate.

Po merren të gjitha masat që kjo gjendje të kalohet sa më shpejt dhe sa më lehtë.

Duke u falënderuar njëherësh lusim  qytetarët, të vazhdojnë edhe mëtej me këtë përkushtim të respektoni rekomandimet e institucioneve dhe të përmbaheni, për të mos dalur jashtë shtëpisë. Duke qëndruar në shtëpi, mbroni veten dhe familjen.

Sinqerisht Juaji,

Burim Berisha

Kryetar i Komunës dhe i Shtabit të Krizës Emergjente së Fushë Kosovës.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...