Ballina Lajme Maqedonia 25 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, regjistrohet edhe një viktimë

25 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, regjistrohet edhe një viktimë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë natës së djeshme në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë edhe një grua nga nga Labonishta në moshën 65 vjeçe. Pacienti ka pasur sëmundje tjera si diabeti, sëmundje të zemrës dhe obezitet.

Sa i përket pacientes që vdiq të dielën në mëngjes në një spital në Strugë dhe për të cilën u morr material postmortem, i njëjti ka rezultuar pozitiv, shtojnë nga  Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 25 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup 7, Kumanovë 7, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Gjevgjeli 1 dhe Koçani 1.

Me 25 rastet e reja numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vend shkon në 354.

Sipas vendbanimit, gjithsej rastet deri më tani janë regjistruar në qytetet: Shkup (183), Kumanovë (54), Dibër (47), Shtip (15), Prilep (12), Tetovë (13), Strugë (9), Veles ( 6), Manastir (4), Ohër (3), Kavadar (2), Gostivar (1), Gjevgjeli (2), Strumicë (1), Kriva Palankë (1) dhe Kocani (1).

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.