Ballina Lajme Maqedonia 25 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, pesë pacientë do të...

25 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, pesë pacientë do të lëshohen nga spitali

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka raportuar rreth gjendjes me coronavirusin në vend.

Ai fillimisht njoftoi se pesë pacientë janë shëruar nga coronavirusi dhe gjatë ditës së sotme do të lëshohen për kurim shtëpiak.

Filipçe gjithashtu njoftoi se është regjistruar edhe një rast i vdekjes. Ai tha se bëhet fjalë për një paciente 65-vjeçare nga Struga, e cila ka pasur edhe probleme me zemrën.

Sa i përket statistikave ditore, Filipçe tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 354.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ndërpritet konferenca e Koemanit, i ndodhi e papritura

Ronald Koeman e ka braktisur konferencë për media para kohe.Teksa po fliste për ndeshjen e nesërme me Sevillën, nisën t’i rrjedhin hundët...

Alternativa Demokratike Shqiptare dorëzon listën për zgjedhjet e 28 Marsit/Çertifikohen me nr.6

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,Sot u finalizuan procedurat teknike rreth përpilimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të listës së kandidatëve në...

Merkel refuzon të vaksinohet: Jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar

Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo...

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.Dënimi bëhet në rastin “Target-Fortesa” për shkak të përgjimeve...