23 qershori-Dita e të dëbuarve dhe zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva

Kosova Lajme Lugina


Shkruan: Refik HASANI
Në përkujtim të 22 vjetorit , kur nga disa lokalitete të tri Komunave , banorët shqiptarë u dëbuan dhe i lanë trojet e tyre nga presionet , dhuna , ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në këtë datë. Disa vendbanime shqiptare të brezit kufitarë u zbrazën tërësisht, nga presionet e shumta të forcave serbe që ti lëshojnë trojet e tyre.

Ndodhi largimi i popullatës autoktone në mënyrën e detyrueshme nga kjo hapsirë, në format më të dhimbshme .Veçmas disa lokalitetet apo zona kufitare të Komunës së Bujanocit dhe Medvegjës pothuajse u zbrazën tërësisht. Vetëm nga qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga tri Komunat u zhvendosën 11.783 banorë shqiptarë, një pjesë e tyre u kthyen nepër shtëpit e tyre, por se sa u kthyen e sa mbetën nuk ka shenime të sakta. Dita e mërkurë e 23 qershorit 1999, për banorët e shqiptarë të tri Komunave e pësuan dhe mbetën shkretë pa banorëtë e vetë për shkak që në këto anë filluan të arrijnë forca të mdha të ushtrisë, policisë dhe gjandarmërisë që tërhiqeshin nga Kosova.
Tirana dhe Prishtina zyrtare të kërkojn Reciprocitetin e ndërsjellt çfar kërkohet për pakicën serbë të Kosovës për kategorin e të zhvendosurve , po ato të drejta ju takojnë dhe duhet investuar edhe për shqiptarët e komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Deri më sot nuk është bërë asgjë edhe pas 16 viteve, për këto familje , për krijimin e kushteve për kthim. Deri më sot askush nga përgjegjësit institucional qendror të Republikës së Serbisë nuk i ka vizituar e le të afroj ndonjë projekt a program serioz për kthim apo integrim aty ku janë. Tema për kategorin e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve nuk goxon të jet e anatemuar dhe sikur të jen qytetarë të askujt.