22 vite nga rënia e dëshmorit Ilir Lushtaku

Kosova Lajme

22 vite nga rënia e dëshmorit Ilir Lushtaku

***

Dëshmori Ilir Lushtaku ra heroikisht në mbrojtje të atdheut me 26 mars 1999 në Prekaz.

Sot janë bërë 22 vite që nga rënia në altarin e lirisë të dëshmorit të kombit Ilir Lushtaku, shkruan Jepi zë.

Iliri, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është veçuar si ushtar i dalluar, i guximshëm dhe i disiplinuar. Ai gjatë gjithë kohës ka qëndruar në Prekaz, në mbrojtje të tokës së stërgjyshërve e të popullatës civile.

Dëshmori Ilir Lushtaku ku edhe dha jetën në Prekaz, ballë për ballë më forcat serbe në një betejë të ashpër, e cila u zhvillua në një afërsi prej 20 deri në 30 metra.