Të paktën 134 makina u përfshinë në një aksident në Japoni të martën, kur një stuhi dëbore goditi një pjesë të autostradës. Për pasojë, një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Stuhia mbuloi një pjesë të autostradës Tohoku Express në prefekturën Miyagi rreth mesditës në një rrugë të gjatë rreth 1 km.
Autoritetet kishin vendosur një kufi shpejtësie prej 50 km në orë, kur dëbora e madhe u ndërpreu pamjen, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar katastrofën.
Sipas autoriteteve lokale, shpejtësia e erës në momentin e aksidenti ishte rreth 100 km / h.
Rreth 200 njerëz u përfshinë në aksidente dhe 12 prej tyre u dërguan në spital, tha agjencia e menaxhimit të katastrofave.
Japonia është goditur nga stuhi të mëdha të borës në javët e fundit në disa pjesë të vendit, ndërsa pamjet nga autostrada tregojnë shkallën e plotë të aksidentit.
Njerëzve që ishin përfshirë u është dhënë ujë i pijshëm dhe ushqim, si edhe u janë siguruar batanije për t’u ngrohur, raporton NHK News.