Ballina Lajme Kosova 127 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 25 në...

127 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 25 në gjendje të rëndë

127 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator dhe 100 të tjerë janë në oksigjeno-terapi. Ndërsa 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Po ashtu janë edhe 32 pacientë të infektuar me COVID-19, 9 mjekë, 12 infermierë dhe 11 punëtorë të administratës dhe shërbimit teknik.
“127 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në respirator, 100 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 32 të infektuar me Covid-19 dhe atë 9 mjekë, 12 infermierë dhe 11 punëtorë të Administratës dhe Shërbimit Teknik”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Përndryshe gjatë fundjavës së fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 531 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 57 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Edhe Sindikata e Policisë paralajmëron protesta

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një njoftimi për media kanë thënë se përkundër që kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që...

Mandzukic: Unë e Ibra të frikshëm, japim shembullin për më të rinjtë

Mario Mandzukic është gati të fillojë aventurën e tij me fanellën e Milanit. Gjatë prezantimit me si kuqezi sulmuesi kroat foli plot...

Keidi Bare po shkëlqen te Espanyoli, klubi i vendos çmimin prej 10 milionë euro

Keidi Bare e kishte të vështirë fillimin te Espanyoli, pasi vuajti disa probleme burokratike,  ndërsa më pas një dëmtim.Por ai është kthyer...

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 678 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën...