12 klubet do të takohen sonte për të diskutuar shpërbërjen e Superligës

Bota Sport

Ideja e Superligës së Evropës po bëhet gjithnjë e më i vështirë për tu realizuar. Klubet angleze, njëri pas tjetrit po tërhiqen nga marrëveshja e arritur në mes të 12 skuadrave të mëdha evropiane.
Sipas mediave angleze, Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Arsenal tashmë kanë vendosur që për momentin të mos vazhdojnë me projektin. Kjo ka ardhur pas kritikave të mëdha që kanë marrë nga tifozët dhe vetë pjesëtarët e skuadrave.
SportsTalk raporton se 12 klubet themeluese të Superligës do të takohen sonte për t’i dhënë fund një kompeticioni të tillë. Pas tërheqjes së Chelsea, Manchester City, Manchester United, Atletico Madrid, Barcelonës sonte pritet që të gjithë klubet themeluese të takohen për t’i dhënë fund superligës.
Qysh nga fillimi i krijimit të kësaj Superlige, shtëpia e futbollit UEFA dhe FIFA janë deklaruar kundër kësaj ideje. Tani, bëhet e ditur se kjo Superligë mund të mos luhet fare, pasi shumë klube kanë njoftuar për largimin.