Ballina Lajme Kosova ​Haradinaj tregon qëndrimin e AAK-së për zgjedhje të reja

​Haradinaj tregon qëndrimin e AAK-së për zgjedhje të reja

(E plotesuar) – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se AAK mbështet krijimin e një qeverie të votuar në Parlament dhe nuk e sheh të mundur për momentin mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“AAK mendon që më sigurt për Kosovën është të ketë një qeveri të votuar në Parlament së shpejti. Nuk e shohim të mundshme shkuarjen në zgjedhje menjëherë. Qeveria e ardhshme mund të jetë e përkohshme, por shpalljen e zgjedhjeve e shohim të pamundur tani në këtë kohë”, tha ai.

Haradinaj tha nëse Kushtetuta e mundëson zgjedhjen e një qeverie në parlament është më mirë që kjo të ndodhë në një afat sa më parë.

“AAK nuk qet kushte në këtë kohë krize. Nuk kemi kërkesa, mund të përkrahim një qeveri edhe pa qenë pjesë e saj. Nuk mendoj që është në rregull ta vonojmë”, u shpreh Haradinaj

Fillon takimi Thaçi-Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas rënies së Qeverisë Kurti.

Në kuadër të këtyre takimeve, presidenti Thaçi ka nisur edhe takimin me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai gjatë ditës ka diskutuar përmes telefonit me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, derisa ka pritur në takime konsultativ kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiqin, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn dhe përfaqësuesit e Grupit Parlamentar “6 Plus”.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Përfundimtare: Ky është numri i deputetëve që morën partitë

Vetëvendsoje merr 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave të rregullta, atyre me kusht dhe...

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...